Rita Ora ndihet e ngazëllyer që do të vijë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.

Kështu shkruan këngëtara me famë botërore në një postim në Facebook.

E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”.

Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën.

Rita rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, dhe garanton se se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.