Mbrëmjen e djeshme, Orkestra Frymore e Durrësit solli në sallën e koncerteve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve koncertin “Tinguj dhe ndjenja”, një udhëtim muzikor i mbushur me emocione dhe harmoni. Për herë të parë, në një bashkëpunim me orkestrën frymore, mori pjesë si soliste këngëtarja Marjeta Billo, e cila u shpreh e emocionuar për këtë përvojë të veçantë.
Drejtuesi i orkestrës, Saimir Kalaja, theksoi se koncerti i ishte kushtuar ndjenjës së bukur të dashurisë.
Publiku pati mundësinë të shijonte vepra nga autorë të mëdhenj si Giuseppe Verdi, Pietro Mascagni, Johann Strauss II, Dmitri Shostakovich, Ennio Morricone dhe Frank Sinatra, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot ndjeshmëri.
Një mbrëmje e bukur që dëshmon edhe një herë fuqinë e muzikës për të bashkuar zemrat.
M.B.





