Në konferencën e fundvitit për mediat, kryeministri Edi Rama, theksoi se deri në qershor të vitit 2026, bizneset që operojnë në zonat turistike duhet të ofrojnë pagesa elektronike për qytetarët, jo vetëm cash.
Rama tha se objektivi është që brenda vitit të ardhshëm, kjo do të shtrihet në të gjitha bizneset.
“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim.
Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike.
Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës. Që vendas apo vizitorë të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike”, tha Rama.





