Konferenca e Kryetarëve vendosi sot që më 16 maj ora 17:00 do të mblidhet Parlamenti për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë më 16 maj në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.





