TIRANE, 21 maj 2013– Ka nisur sot në Tiranë Konferenca dy ditore e OSBE mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin .

Në vlerësimin e kreut të qeverisë shqiptare Shqipëria është model i shkëlqyer i tolerancës fetare

Gjithashtu, sipas tij, një formë diskriminimi është edhe dhuna ndaj gruas.

“Çështjet e tolerancës dhe të diskrimimit janë shumë të rëndësishme dhe shumë dimensionale. Po të shikoni vendin tim është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare. Toleranca fetare është një aset i madh, asnjëherë nuk ka qënë një problem. Por edhe dhuna në familje dhe dhuna ndaj gruas është një model i diskriminimit për të cilën duhen marrë masa”, vuri në dukje Kryeministri, Berisha.

Ndërsa, përfaqësuesi i Ukrainës, në cilësinë edhe të Kryetarit të radhës së OSBE-së, Yevhen Sulima vlerësoi si të rëndësishëm faktin se është pikërisht arsimimi i shoqërisë civile kusht për parandalimin e krimit dhe të urrejtjes.