TIRANË,30 gusht 2013- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duke reaguar pas konferencës së PS për planin mbi territorin ka deklaruar se ajo ka qenë një kosto e kotë dhe nuk ka sjellë asnjë propozim me vlerë, apo të ri.Sipas tij ne konference ka qene rrethi i klienteve te Rames, duke kujtuar emer per emer se shume syresh kane qene pjese e jurive per konkurse te ndryshme ne kohen qe Rama ka qene ne krye te bashkise se Tiranes.
“Kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur pseudo apo ekspertësh, pasi mes tyre ka emra të vecantë, por eshte nje rreth influence që shfaqet herë si konkurrent, anëtar jurie dhe fitues, keta jane rrethi i klinetëve të Ramës”- tha Olldashi. Olldashi ka lexuar nje nga nje propozimet me te cilat doli konferenca duke sqaruar se sipas tij gjithcka eshte e kote dhe pa vlere.“Konferenca deklaroi se duhet plan kombëtar për vendin në 12 rajone, nderkohe qe ligji për planifikimin territorial detyron hartimin e një plani kombëtar zhvillimi, ky propozim bie se ligji e ka zgjidhur ate prej 2 vitesh”- tha Olldashi.
/panorama/





