Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë konferencës për parandalimin e pastrimit të parave është shprehur se janë shtuar kapacitetet njerëzore në Agjencinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ndër të tjera Balluku është shprehur se Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare.

“Në takimin e daljes së vendit nga lista gri Shqipëria morri përgëzime të shumta nga përfaqësuesit e vendeve të tjera për progresin domethënës të vendit tonë ndaj gjej rastin të falenderoj secilin ekip që ka kontribuar në këtë punë në përkushtimin dhe angazhimin profesional që keni treguar gjatë këtij procesi.

Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së infomacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës. Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqëndrohemi si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit. Do të jetë edhe rikonceptimi i grupit teknik ndërinstitucional të punës duke e kthyer atë në organizëm dinasmik dhe proaktiv me takime të regullta. Së fundmi synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.”