Në orën 20.00, në selinë lokale të PD-së do të dalë në një konferencë për shtyp kreu i saj, Ferdinand Xhaferaj.
Sipas burimeve të DurrësLajm, Xhaferaj do të shpallë shifrat e pjesëmarrjes së durrsakëve në votime për secilën prej 4 KZAZ-ve të Durrësit.
Pritet që shifrat të jenë të ulëta, pasi gjatë të gjithë ditës është vënë re një fluks i ulët qytetarësh të Durrësit që u drejtohen qendrave të votimit. Ndërkohë, prej disa minutash ka përfunduar afati zyrtar i mbajtjes hapur të qendrave të votimit.
Rezultatet e fundit të KQZ-së, të publikuara në orën 15.00 flisnin për një pjesëmarrje rreth 10% në votime.





