Të hënën më 2 shtator, në Komandën e Forcës Detare u zhvillua konferenca planëzuese për reagimin ndaj ndotjeve detare.

Në Konferencë morën pjesë kuadro të shtabit dhe flotiljes të Forcës Detare që do organizojnë dhe zhvillojnë këtë stërvitje, gjithashtu dhe përfaqësues e specialistë të institucioneve tona shtetërore, që mbulojnë mjedisin detar, konkretisht, QNOD, Prefektura, Bashkia, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portual Durrës, Policia Kufitare, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe UNDP ALBANIA, e cila inicion projekte për mjedisin detar.

Stërvitja e koduar “Antindotja-2019” do zhvillohet në dy faza, fillimisht në gjirin e Vlorës dhe pastaj në Portin e Durrësit.

Qëllimi i saj është:- evidentimi i gatishmërisë së kapaciteteve reaguese të FD-së ndaj ndotjes detare si dhe testimi i komandim-kontrollit në nivel taktik.

Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Artur Mecollari, theksoi rëndësinë e kësaj stërvitjeje dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet shtetërore dhe UNDP ALBANIA për parandalimin dhe eliminimin e ndotjeve detare në hapësirën tonë detare.