“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për shtyp.”

Ky është njoftimi i policisë së Durrësit për mediat, i sapo dërguar gazetarëve.

Gjatë konferencës për shtyp pritet të zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit.

DurrësLajm njoftoi mëngjesin e sotëm, se në qytetin bregdetar ka nisur një valë arrestimesh të personave përgjegjës për godinat e shembura mëngjesin e 26 nëntorit dhe që u morën jetën shumë personave dhe lanë të plagosur dhjetëra të tjerëve.  

Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e të gjitha objekteve të shembura më 26 nëntor dhe që shkaktuan të vdekur e të plagosur.

Tek objektet Mira Mare, Konvaleshenca, pallati 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në lagjen nr.18, pallati 6 katësh tek zona e dy gjelave, hotel “Tropikali”, vila katër katëshe në ish-kënetë dhe hotel “Vila Palma”. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u rregjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.