Konfirmohen 26 raste të reja me koronavirus në Greqi. PHEA njoftoi se nga këto raste të reja, 6 prej tyre u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 4135. Në total, 8 nga pacientët po trajtohen me intubacion. 127 pacientë janë larguar nga ICU.
Në 24 orët e fundit nuk ka vdekje të reja të regjistruara, ndërkohë që deri tani numri i vdekjeve është 201.





