Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

Si do të jetë shtëpia? Kush do ta moderojë? Do të rikthehet sërish Ledion Liço në krye të spektaklit? Cilët do të jenë banorët? Po opinionistët?

Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë pikërisht këta të fundit, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut. Por kush do të ulet në atë poltron këtë edicion?

Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist.

Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë.

Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni.

Edhe pse emra banorësh nuk janë bërë publik ende, aludohet për disa personazhe që qarkull0jnë në rrjet.

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Edhe emri i Alba Pollozhanit është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Edhe emri i Alba Pollozhanit është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se futbollisti Eros Grezda mund të jetë një prej banorëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.