5shtator 2015 – Policia arreston Armando Prengën, deputeti i PS-së së Qarkut të Lezhës. Edhe pse ka imunitet, policia i ka kryer veprimet në kushtet e flagrancës dhe me iniciativën e saj, ndërsa pritet që prokuroria të kërkojë në kuvend heqjen e mandatit të deputetit.

Arrestimi i Prengës erdhi pas konfliktit të armatosur në qytetin e Laçit, mes tij e familjarëve, me persona të familjes Cali. Mes palësh ka pasur konflikt për shkak të pronësisë mbi një pjesë të Lagunës së Patokut. Mësohet se Prenga ka shkuar në lokalin në pronësi të vëllezërve Tom dhe Nikoll Cali në qytetin e Laçit, duke goditur me grusht njërin prej tyre. Ky moment ka provokuar dhe sherrin masiv. Në polici janë shoqëruar edhe 34 persona të tjerë për ngjarjen. Në spital ndodhen 8 persona nga të dy palët.

Të plagosur

Valentin Prenga

Gazmir Jushi 29 vjeç

Eduart Prenga 37 vjeç

Gjok Cali 53 vjeç

Franceskt Cali 30 vjeç

Gjergj Cali 55 vjeç

Ton Cali 66 vjeç

Nikoll Cali 53 vjeç

/portali DurrësLajm/