DURRËS, 11 shkurt 2015 – Shefi i Ekzekutivit Edi Rama konfirmon lajmin e “Dyrrah”-ut për kalimin e ish- kreut të portit të Durrësit në diplomaci (http://www.durreslajm.com/lsi/ndryshon-kabineti-rama-belortaja-zvminist%C3%ABr-i-jasht%C3%ABm).
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të paralajmëruar dhe më herët nga portali “durreslajm.com”. Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë, më 11 shkurt 2015, Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit Selim Belortaja (LSI) në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, detyrë që e ka mbajtur edhe më parë. Belortaja zëvendëson në detyrë Sokol Dervishajn (LSI), i liruar po 11 shkurt 2015.
Është e natyrshme që në prononcimin për “Dyrrah”-un Belortaja të mos jepte me “paradhënie” emërimin e tij në dikasterin e diplomacisë. Portali “durreslajm.com” kishte burimet e veta të informimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





