Ka kohë që po qarkullojnë dyshime nëpër medien online dhe atë të shkruar sa i përket lidhjes së artistëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj.

Edhe pse flitet për ta, as njëri e as tjetri nuk kanë dale publikisht që ta pranojnë lidhjen e tyre, madje dyshja në fjalë janë shumë të rezervuar.

Ata edhe kur dalin, kujdesen që mos t’i sheh askush se janë çift.

Por, për ta shuar tërë këtë dyshim, revista “Kosovarja” ka siguruar dy foto të protagonistëve në fjalë, ku ata të dy shihen dorë për dore duke hyrë në një ndërtesë.

Dhe, me këtë konfirmohet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë çifti më i ri në showbizin shqiptar.