Rasti i parë i një personi që gjen vdekjen nga koronavirus është konfirmuar pasditen e sotme në Londër, raporton Daily Mail.
Viktima mendohet të jetë një shtetase kineze, e cila është diagnostifikuar me virusin vdekjeprurës këtë pasdite.
E gjithë kjo ndodh pasi 83 persona janë në karantinë në spitalin Arrowe Park, në Wirral, ku rezultuan të paprekur nga virusi.
Ata do të largohen nga spitali mëngjesin e së enjtes.





