Deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela është parë të dalë nga ambientet e Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se Çela është takuar me kryeministrin Edi Rama, Spiropalin si drejtuesen politike e qarkut të Shkodrës, Edona Bilali dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në takim mësohet se është diskutuar mbi strategjinë e zhvillimit të Shkodrës.