Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, Dhimitër Lara. Pas verifikimeve të kryera, trupi gjykues i dha të drejtë subjektit vlerësues për të vijuar detyrën.
Sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Ai doli dy ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së. Për gjyqtarin Dhimitër Lala kanë ardhur gjithsej 5 ankesa nga publiku.
Në lidhje me aftësitë profesionale, ka rezultuar se gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga KLD, edhe nga verifikimi i KPK, nuk kanë rezultuar problematika në pesë dosjet e shortuara dhe në ato tre të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit.





