Do të mbahet sot në orën 10:00 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha me ftesë të presidentit Nishani.
Presidenca ka shpërndarë një njoftim për shtyp, për të dhënë detaje mbi takimin mes Ramës dhe Bashës.
Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.
Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.





