Një person në lagjen Savër në rajonin nr. 5 në Bashkinë e Lushnjës është ekzaminuar me virusin ‘ethet e Nilit’.

Shtetasi S.D., një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar, është ekzaminuar me virusin e rrallë për vendin tonë.

Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.