Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi, ka preferuar që në rikthimin e tij në Durrës të vazhdojë me të njëjtin staf. Pra, ndihmësit që ka pasur Renato Arapi, do të jenë tashmë të gjithë bashkëpunëtorë të Shkëmbit.
Në rolin e zëvendëstrajnerëve do të jenë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, të dy ish-futbollistë të Teutës një dekadë më parë. Nga ana tjetër, do të vazhdojë në pozicionin e trajnerit të portierëve, Bledian Rizvani, i cili ka qenë në staf me Shkëmbin edhe në vitin 2018, kur korçari mori për herë të parë drejtimin e Teutës.
Edhe si përgatitës atletik është konfirmuar Mark Dodaj, i cili është 28 vjeç dhe deri pak kohë më parë ka luajtur me ekipe si Kastrioti, Burreli, Tërbuni etj.