Mediat greke raportojnë se është vendosur që takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi do të mbahet në stadiumin Galatsi, në kryeqytetin grek.
Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.
Sipas raportimit të Christina Korait, stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.
Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.
Takimi në Athinë me emigrantët shqiptarë që jetojmë atje, vjen në kuadër të një turi që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.