Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në një lokacion, përkatësisht shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
Si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.
“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme”, njofton komunikata drejtuar mediave.