Një situatë e pazakontë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë në bashkinë e pukës, në zyrën e kryetarit të bashkisë, Rrok Dodaj.
Mësohet se kanë qenë debatet që janë ashpërsuar deri në përleshje fizike mes një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore në bashkinë e Pukës, Sokol Gjoni.
Në situatën e cila ka agravuar në përleshje fizike dhe grushta mes qytetarit dhe zyrtarit bashkiak mësohet se ka ndërhyrë kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni.
Komisariati i policisë së Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë për ngjarjen, kjo nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me ngjarjen. Ndërkohë edhe bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ndodhur në zyrën e kryebashkiakut. Bashkia e Pukës ditët e fundit ka pasur përplasje të brendshme për shkak të punësimeve pa kriter në bashki, ku në dokumentin që disponojmë në Bashkinë e Pukës ka edhe të punësuar si fizioterapist apo specialiste për marrëdhëniet me BE.