Dy persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 pranë ish-rajonit të policisë, në një nga rrugicat e kësaj zone.

Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve që sjell nga vendi i ngjarjes operatori Denis Simaku për “DurrësLajm”, mësohet se pas sherrit dy personat janë larguar menjëherë me mjetet përkatëse, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur njollat e gjakut.

Ndërkohë në spitalin e Durrësit është paraqitur vetëm një person me lëndime në fytyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti tip “BMW” me të cilin është paraqitur në spital i plagosuri

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe po punon për kapjen e personit tjetër që është larguar në drejtim të paditur.