5shtator 2015 – Deputeti socialist Armando Prenga ndodhet në policinë e Tiranës, pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, kur familjarët e tij u përplasën me armë me disa persona. Të plagosur nga konflikti masiv me thika e armë zjarri mbetën 6 persona, por më rëndë është Valentin Prenga vëllai i deputetit të Partisë Socialiste. Përplasja ndodhi para komisariatit të policisë në Laç.

Burime nga policia thonë se sherri ndodhi mes familjes Cali dhe familjes Prenga për një konflikt të hershëm pronësie. Pas kësaj, në policinë e Tiranës është dërguar deputeti Prenga. Ai po merret në pyetje si i dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur.

Pritet deklarata zyrtare e policisë për të mësuar pozicionin e deputetit në konflikt dhe rrethanat e përplasjes në Laç.

Ora 09:45

Reagon Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në facebook menjëherë pasi u mësua ngjarja. “Lajm trondites nga Laçi. Ne oret e para te mengjesit deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga, ka plagosur me arme zjarri kater persona te familjes Cali brenda ne ambjentet e Policise. Me urdher te Edi Rames dhe ministrit te tij te droges Sajmir Tahiri policia ka vendosur nje shtetrrethim te vertete tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe deshmitareve qe te mbulojne ngjarjen. Largimi i krimineleve nga Kuvendi dhe Qeveria me urgjent se kurre”, shkruan Basha.

Vijon…

 

/portali DurrësLajm/