Një konflikt i pazakontë ka ndodhur në Malësi të Moravës, Korçë, ku janë përfshirë dy të rinj, gjithashtu bëhet me dije se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Mësohet se konflikti për arsye banale, ka ndodhur paraditen e sotme, ku ka mbetur e plagosur me thikë një grua e cila edhe ka denoncuar në polici.
Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe gjetjen e armës.
Gruaja e plagosur dyshohet të jetë nëna e njërit prej të rinjve të përfshirë në konflikt, ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.





