Një adoleshent ka mbetur i plagosur me armë pas një konflikti mes disa të rinjve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez, në rrugën "Lisi".
Sipas informacioneve paraprake, 17-vjeçari me iniciale J.H është plagosur në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një 24-vjeçar me iniciale Z.Q., ka pësuar dëmtime si pasojë e goditjeve me sende të forta.
Grupi hetimor i policisë së kryeqytetit dyshon se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është një person me iniciale I.E., i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Shkaqet e konfliktit mes të rinjve janë të paqarta, teksa po punohet për zbardhjen e plotë





