Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë.

Policia njofton: Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.