Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi 17-vjeçari Danjel Hasula është vrarë me armë zjarri, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit, ndërsa thuhet se babai i viktimës është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtarë pranë skenës së krimit.
Konflikti ka ndodhur mes dy fiseve Hasula dhe Mjeshtri. Konflikti mes dy fiseve vijonte prej disa kohësh, teksa sot arritën pikën kulmore duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Nuk dihet konkretish motivi dhe dinamika e krimit.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.





