SARANDE, 20 dhjetor 2013- Edhe problemet që mund të kenë me familjen i cojnë në masa ekstreme adoleshentët e sotëm. Keshtu ndodhi me një 14-vjeçare në fshatin Vrina të   Sarandës, e cila u helmua duke marrë një sasi të madhe ilacesh. Me gjithe perpjekjet e  mjekeve te urgjences se spitalit “Stefan Mekshi” të Sarandës, 14 – vjecarja nderroi jete. Dyshohet se e mitura me inicialet K.SH, është helmuar pas një konflikti në familje. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të vdekjes së 14-vjeçares.