Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë Elbasan mbrëmjen e sotme, pasi po konfliktoheshin mes tyre dhe në momentin që mbërriti policia nuk i janë bindur efektivëve.
Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje.
“Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë. Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale. Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar”,- njofton policia.





