TIRANE – Konflikti pas divorcit të motrës, për pak nuk ka shkaktuar tragjedinë e radhës mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Tre vëllezërit Kurnekaj janë bërë objektiv i një atentati me armë zjarri, nga dy vëllezër të fisit Murataj në Babrru. 

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur, Bledar Kurnekaj, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Mësohet se tre vëllezërit Kurnekaj, ndodheshin në një lokal mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Kodra e Kuqe në Babrru, kur janë konfliktuar me dy vëllezërit Murataj, me të cilët vite më parë ishin lidhur në krushqi. 

Albert Murati ka qenë i pari, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve, duke lënë të plagosur vetëm njërin prej tyre. Shkak për konfliktin mes dy familjeve ka qenë divorci i motrës së vëllezërve Murataj, e cila ka qenë e martuar me Luan Kurnekajn. 

Ndërkaq mësohet se Albert Murataj ka qenë i dënuar me parë, pasi edhe më herët ka qëlluar me armë zjarri ndaj banesës, ku më parë jetonte motra e tyre, po ka përfituar nga amnistia për festat e fundvitit. Sakaq është vënë në pranga një prej autorëve Fatmir Murataj, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Alberti.