PRRENJAS, 4 qershor 2013 – Një konflikt për pronën ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prrenjas në një konflikt mes dy familjeve. 

Burimet paraprake bëjnë të ditur se konflikti ka nisur mes Rifat Kokonozit dhe Nazmi Sinës.

Të plagosur me thikë mbetën babë e bir Rifat dhe Andrea Kokonozi si dhe Mariseld Hamataj.

Me mjete të forta u plagosën Hysen Hamataj, Nazim dhe Klajdi Sina, të cilët janë dërguar në vendngjarje.