• Të shtënat e armës kanë zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e Kamzës.

16 DHJETOR 2014 –  Vrasja ka ndodhur pak minuta më parë, pranë shkollës “Ibrahim Rrugova”. Një 50-vjeçar mësohet se është qëlluar me plumb në kokë, për këtë arsye ai humbi jetën disa minuta më vonë në spital. Viktima u dërguar menjëherë në spitali në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t'i shpëtonte plagëve të marra.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të tij.  Ndërkohë në vendngjarje mbërritën forcat e shumta të policisë, të cilët po hetojnë për plagosjen. Deri më tani bëhet me dije se plagosja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ende nuk është bëri i mundur identifikimi i autorit. Policia ka nisur hetimi për arrestimin e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të tentativës për vrasje.