Një sherr masiv i regjistruar mbrëmjen e së hënës në një kompleks në Palasë ka lënë pas 1 person të lënduar, ndërkohë që 4 të tjerë rezultojnë se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia, një nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi.

Një grup personash, në një prej lokaleve të zonës, u konfliktuan me grushta e shkelma.

Ndërkohë policia thotë se ka shpallur në kërkim 4 persona, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë, në orët e para të mëngjesit me datë 25.08.2024, me shtetasit L. K dhe F. A.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: G. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë. Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.