18 gazetarë janë vrarë teksa po raportonin mbi shpërthimin e konfliktit e përgjakshëm Izrael-Palestinë.

Shifra e gazetarëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës është publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve me qendër në Bruksel. Të paktën 4 gazetarë të tjerë rezultojnë te zhdukur.

Kjo federatë po heton lidhur me jetët e humbura të gazetarëve, të atyre që kanë mbetur të plagosur apo që rezultojnë të zhdukur. Federata tha se po verifikon gjithashtu informacione për gazetarë të tjerë që mund të jenë vrarë në luftën e Gazës.

Mendohet se 18 gazetarët ishin në mesin e më shumë se 4,000 të vrarëve palestineze dhe izraelitë.
“Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dënoi vrasjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve duke bere thirrje për një hetim të menjëhershëm për vdekjet e tyre”, thuhet në reagim. Thirrje u bëhet gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin ne lindjen e mesme “të marrin masa paraprake, të veshin pajisje profesionale të sigurisë me shenja te dukshme se përfaqësojnë median dhe të mos udhëtojnë pa u siguruar të mbuluar ngjarjet.

“Asnjë raportim nuk vlen sa jeta e një gazetari”, thane përfaqësuesit e Federates Ndërkombëtare të Gazetarëve e cila përfaqëson më shumë se 600.000 gazetarë në 146 vende te botes. Sot vendi me i rrezikshëm në bote për të raportuar lajmet është në rripin e Gazës. Gazetarët kurajozë ende përballen me sulme të vazhdueshme e vdekjeprurëse nga raketat izraelite duke rrezikuar seriozisht jetën për hir të informimit publik.