Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka urdhëruar Poloninë të paguajë 1 milion euro në ditë për mosmarrëveshjen e gjatë të vendit me bllokun mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Respektimi i masave paraprake të urdhëruara më 14 korrik 2021 nga Gjykata e BE-së, thuhet në shënim, është i nevojshëm për të shmangur dëme serioze dhe të pariparueshme për rendin juridik të Bashkimit Evropian si dhe për vlerat mbi të cilat Unioni është themeluar, në veçanti ai i shtetit të së drejtës.

Polonia është përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë me Brukselin mbi reformat gjyqësore, të cilat thotë se minojnë pavarësinë e gjykatave. Sherri u ndez në korrik kur Gjykata e Drejtësisë urdhëroi vendin të pezullonte dhomën e diskutueshme disiplinore të gjykatës së saj të lartë.

Gjykata tha se dënimi ishte i nevojshëm për të shmangur dëme serioze dhe të pariparueshme ndaj rendit juridik të Bashkimit Evropian dhe ndaj vlerave mbi të cilat është themeluar ky Union, në veçanti, ai i shtetit të së drejtës.