Dy këngëtaret e njohura shqiptare Soni Malaj dhe Jonida Maliqi tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut sapo u bënë pjesë e spektaklit më të madh televiziv në Shqipëri, Ferma VIP 3.
Menjëherë pas futjes së tyre në Fermë qarkulluan fjalë se mes tyre ka patur pakënaqësi dhe përplasje, por si qendron e vërteta?
Shoqja e ngushtë e Jonidës prej 9 vitesh, Klodiana Ismailaj, e ftuar në LIVING DAY të moderatores Brunilda Lahe, ka sqauar të vërtetën. Ajo tha se nuk e ka dëgjuar kurrë nga shoqaja e saj se ka ndonjë konflikt me Soni Malajn.
Ndërsa për Meridian Ramçajn, mes këngëtarëve ka patur gjithmonë debate, por në këtë rast është më shumë ekzagjerim.
Pjesë nga biseda:
Brunilda Lahe: A është e vërtetë se ka një konflikt mes saj edhe Sonit, është komentuar shumë gjatë këtyre ditëve?
Klodiana Ismailaj: Unë duhet ta kisha ditur. Unë jam 9 vite shoqaj e Jonidës, dhe këtë gjë nuk ma ka thënë që ka patur një konflikt.
Meridian Ramçaj: Bruna, po më thuaj një artist që ka nuk ka patur një debat a një konflikt me një koleg, të cilën mediat më pas e kanë hiperbolizuar. Pjesa më e madhe aty kanë patur pakënaqësira aty kur kanë qenë jashtë.
Klodiana Ismailaj: Do ta shohim, mbetet për t’u parë.
Meridian Ramçaj: Për atë punë janë.
Klodiana Ismailaj: Por unë si e sinqertë që jam, nuk e di të ketë patur.





