"Merr avion te posaçëm, të ta nisë Edi Rama të hysh në pronën tënde. Na kanë mbetur 300 rrënjë ullinj pa vjelë!"

Këtë shqetësim ngre Qefsere Koleci nga fshati Armath i Ishmit e cila mbeti duke u ankuar sa në bashki në gjykatë, prokurori e polici të Durrësit. Si përfundim ju drejtua medias për ndihmë.

Burri i saj, Xhavit Koleci është konfliktuar ashpër me të vëllanë, Medi Koleci për shkak të një gardhi të vendosur që bllokon rrugën e pronës së Xhavitit.

"Mediu nuk lejon asnjë prej familjes së të vëllait t’i shkelë gardhin madje kush ka tentuar është rrahur prej tij. Na ka rrahur të gjithëve sa herë kemi dashur të hyjmë në pronën tonë," tha Qefserja.

Pas ankesash të tëra, Inspektoriati Urbanistik i Bashkisë Durrës e hapi rrugën, por sapo u larguan inspektorët, kunati i saj veproi sërish njësoj e bllokoi rrugën.

Peripecitë e gruas e cila ka edhe bashkëshortin të sëmurë nuk kanë të sosur.

K.H.

Prononcimi: