LAC,2 tetor 2013 – Një efektiv i Policisë Bashkiake të Tiranës është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në lagjen Sanxhak të Laçit. Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivi Adriatik Qarri u qëllua me çifte nga shtetasi Bashkim Lika, pas një konflikti për shkaqe ende të panjohura.
Mësohet se Qarri ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes, i cili u largua nga vendngjarja.
http://www.balkanweb.com/kronike/2778/konflikti-ne-lac-plagoset-me-cifte-nje-polic-i-bashkise-se-tiranes-151858.html





