Turqia po shton përpjekjet diplomatike për të parandaluar që shtetet arabe të Gjirit të bashkohen me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. Mediat e huaja raportojnë se, Ankaraja u ka bërë thirrje shteteve të Gjirit të tregojnë përmbajtje.

Në këtë kontekst, Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ka bërë vizita në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, si dhe ka zhvilluar bisedime telefonike me zyrtarë të tjerë rajonalë. Në të njëjtën kohë, vendet më të fuqishme të Gjirit – kryesisht Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duken gjithnjë e më të shqetësuara për sulmet e Iranit, të cilat tashmë kanë goditur portet, objektet energjetike dhe aeroportet.

Megjithatë, sipas të njëjtit informacion, pjesëmarrja e tyre në konflikt konsiderohet e mundur vetëm nëse Irani kryen kërcënime për të goditur infrastrukturën kritike të energjisë dhe ujit në Gjirin një mundësi që mbetet me rrezik të lartë.

“Ne nuk duam që lufta të shndërrohet në një luftë rraskapitëse midis vendeve të rajonit. Hakmarrja, veçanërisht kundër vendeve të Gjirit, përbën një rrezik të tillë”, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas një mbledhjeje të kabinetit.