Gjergj Berberi është një sipërmarrës nga Durrësi, që prej 11 vitesh jeton e punon në Izrael. Që nga e shtuna e javës së kaluar, situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar pas sulmit ajror, që SHBA dhe Izraeli ndërnorrën ndaj Iranit, gjë që është reflektuar edhe në pasiguritë që përjetojnë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë atje.
Në një bashkëbisedim me “DurrësLajm”, Berberi rrëfen se gjatë 5 ditëve të para të konflliktit u është dashur të kufizojnë shumë nga aktivitetet e tyre të përditshme dhe shpesh të strehohen në dhomat e sigurisë, kur nisin bien sirenat e alarmit për të paralajmëruar sulmet ajrore.
Megjithëse një ditë më parë, ishte ditë karnavalesh, festimet kanë qenë të kufizuara dhe shumë pak izraelitë dolën të festonin.
“Megjithëse sirenat e alarmit kanë nisur të bien më pak që nga mesdita e së martës, gjendja mbetet alarmante. Jemi në alarm, ruhemi, nuk është e kollajtë. Shumë njerëz nuk dolën, shumica festuan në lagjet e tyre afër vendstrehimeve. Këtu ka shumë ndërtesa që janë ngritur 15 vitet e fundit dhe kanë dhomën e sigurisë, vendstrehimin. Çdo shtëpi ka vendstrehimin e saj dhe është më e kollajtë. Nuk është nevoja të vrapojmë nëpër vendstrehime”– thotë Berberi.
Ndërsa mësimi vijon online për nxënësit e shkollës dhe shumë punonjës punojnë nga shtëpia, Berberi rrëfen se nëse konflikti do të përshkallëzohet do të mendojë për largimin e fëmijëve në zona të sigurta.
Intervistën e plotë e ndiqni në videon e mëposhtme:





