Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Vlorë ku ish shefi i qarkullimit në Vlorë së bashku me personin Laert Bimo, ka dhunuar kamerierin e një lokali.

Sipas Policisë, më pas në sherr janë përfshirë edhe pronari i lokalit, Vasil Bedinaj si dhe gazetari Enerik Mehmeti.

Ata akuzohen për “plagosje e lehtë me dashje”

“Më datë 27.07.2025, në orën 21:30, në ambjentet e lokalit “Regina Garden”, shtetasi Ardian Isufi me detyrë Oficer Policie në DRKM Dibër, jashtë shërbimit, shokut i tij shtetasi Leart Agim Bimo, i datëlindjes 24.11.1968, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, janë konfliktuar për një çështje porosie të keqkuptuar nga kamarieri Arion Ilir Balaj i datëlindjes 26.06.2007, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, ku referuar pamjeve filmike por edhe dëshmive, ka rezultuar se shtetasi Leart Bimo ka goditur disa herë me pëllëmbë kamarierin Arion Balaj.

Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi Vasil Laver Bedini, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal Enerik Mehmeti si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.

Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:

1. Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”. 2. Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”. 3. Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.“,- njofton policia e Vlorës.