PERMET,21 gusht 2013 – Policia private ka rimarrë dje në orët e para të mëngjesit godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit" dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit, e cila fitoi betejën gjyqësore me kishën mbi pronësinë e objektit. Pas rimarrjes së godinës nga policia private, Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla, një masë kjo e marrë me qëllim që besimtarët ortodoksë dhe priftërinjtë të mos hyjnë më në godinë. 
Por priftërinjtë ortodoksë duket se nuk dorëzohen lehtë. Raportohet se që në orët e para të mëngjesit ata kanë vendosur në trotuarin para Pallatit të Kulturës ikonat dhe objektet kishtare.Me pas ata mbajtën një meshë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.

/balkanweb/