Tiranë 25 shtator 2014 – Këto janë pamjet e kamerave te sigurise, të atentatit me 4 plumba që iu bë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme rojes së jetimores “Zemra e Nënës”, në Tiranë.
Rreth 5 muaj pas atentatit të parë më lëndë eksplozivi të vendosur në sheshpushimin e banesës tre katëshe në Rrugën e Kavajës pranë pallatit me shigjeta, në të njëjtën banesë është kryer një tjetër atentat.
Mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20 e 30 është qëlluar me shtatë plumba mbi shtetasin Fatmir Hasan Kovaci (Kurti). Kurti,njihet ndryshe nga banorët e zonës me nofkën “Kinezi”.
Atentati ndodhi në derën e fondacionit “Zemra e Nënës”, që ndodhet përballë pallatit me shigjeta, te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë së banesës është arritur të evidentuar autori i cili ka pritur vetëm 40 sekonda në trotuar anës rrugës mbërritjen e 28 vjecarit.
Në orën 20 e 40 minuta, autori një person rreth 170.cm i gjatë me kapele, tuta të zeza dhe xhup të zi ka qëlluar me pistoletë në një distancë të afërt Fatmir Kovacin që ka marrë katër plumba në trup, ndërsa është qëlluar 7 herë me plumba.
Shtetasi Fatmir Kovaci, 28 vjeç është ngritur në këmbë për të kërkuar ndihmë. Në pamje duket i riu teksa i plagosur kërkon që ta transportojnë për në spital.
Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur familjarë dhe banorë të zonës. Fatmir Kurti, i cili punon si roje në fondacionin “Zemra e Nënës” ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Pavarësisht kërkimeve intensive policore, autori ka arriut të largohet pa lënë gjurmë. Autori i ngjarjes, siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, është larguar me vrap në brendësi të lagjes, në rrugicat mes pallateve, që të çojnë tek ish-Parku i Autobusëve.
Sipas burimeve zyrtare, mendohet se shkak i atentave në familjen e cila banon në vilën tre katëshë është një konflikt pronësie i vjetër me disa persona të tjerë.
Të dy atentate ai me eksploziv mbrëmjen e 18 prillit dhe e 24 shtatorit janë ngjarje të pazbardhura nga policia pavarësisht se ka autorë konkret të dyshuar për ngjarjen.
/Burimi Balkanweb/





