Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje për çështje pronësie në fshatin Kodhel dhe ka vënë në pranga Ernest Ndrecën, 56 vjeç, banor i këtij fshati.
Sipas burimeve nga policia, 56-vjeçari kishte kanosur me jetë bashkëfshatarin e tij K.H për shkak të një konflikti pronësie që kishte me të.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:
-Arma e zjarrit pushkë model 63,
-2 karikatorë me nga 20 fishekë,
-Një sasi prej 66 fishekësh model 56 pa leje,
-armë gjahu tip çifte me leje.