Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujë ditën e sotme rreth orës 11:10, tek tregu.

Burimet zyrtare bëjne më dije se pas një konflikti për motive pronësie me familjen e shtetasit S.S. banues në Fushë- Krujë, janë dëmtuar me sende të forta(levë) shtetasit E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç (vëllezër), të cilët po dërgohen në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes.