Detaje të reja zbardh DurrësLajm mbi plagosjen që u regjistrua sot në Durrës.

Mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Augert Zera 35 vjeç, i cili ka plagosur me armë shtetasin Altin Sulku 43 vjeç.

Tre punëtorë kanë qenë duke punuar dhe folur mes njëri-tjetrit dhe në një moment Augert Zera ka zbritur nga banesa e tij për t’i kërkuar të mos bëjnë zhurmë.

Një prej punëtorëve, konkretisht Altin Sulku e ka goditur 3 herë me lopatë e më pas konflikti ka precipituar me nxjerrjen e armës.

Zera ka marrë pistoletën dhe i ka qëlluar në këmbë. Pas krimit ai ia ka mbathur, ndërsa policia njofton se po vijon punën intensive për kapjen e tij.

Ndërsa 43-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.