Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës mesditën e kësaj të premteje.
Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, duke u zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
Njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa personi tjetër, gjithashtu i plagosur, vijon të jetë në kërkim nga policia.